TIRANË – Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Luan Rama, bëri të ditur sot gjatë një konference për shtyp se vota kundër Zana Xhukës, gjatë seancës plenare të së hënës, nuk ishte kundër PD-së, por Lëvizja Socialiste për Integrim mbështeste kandidaturën tjetër.
“Qëndrimi i LSI-së ka qenë një qëndrim i shprehur në mënyrë korrekte dhe me transparencë në Kuvend në kuadër të zgjedhjeve që bëhen në poste të tilla. Nuk ka qenë votë kundër PD as kundër kandidaturës Zana Xhuka, por ishim për kandidaturën tjetër”,- tha Rama.