Partia Lëvizja Socialiste për Integrim do të mbledhë sot në orën 11:00 grupin e saj parlamentar. Në fokus të diskutimeve, pritet të jetë shqyrtimi i deklaratës kundër të deputetit të tyre Përparim Spahiu, lidhur me reformën në drejtësi.
Spahiu është shprehur kundër Vetingut nga ndërkombëtarët dhe për këtë rrezikon përjashtimin nga grupi parlamentar i LSI-së.
Në një postim në “Twitter”, ai paralajmëroi se nuk do të votojë reformën në drejtësi në rast se në të parashikohet udhëheqja e procesit të vlerësimit të gjyqtarëve nga ndërkombëtarët.
“E kuptoj dhe jam dakord që sovranitetin e vendit tonë të përbashkët duhet ta ndajmë me NATO-n, me KE-në, shpresoj dhe me BE-në. Por nuk jam gati të votoj ndarjen e sovranitetit me Operacionin Ndërkombëtar të Monitorimit. Çfarë përfaqësojnë këta?!”, shkruante Spahiu.





