11 mars 2015 – Kryetari i Grupit Parlamentar të LSI-së Petrit Vasili, në një deklaratë për shtyp nga Kryesia e Kuvendit, ka thënë se Ilir Meta nuk do ta japë kurrsesi dorëheqjen për llogari të krimit të organizuar, madje ka paralajmëruar publikimin e disa fakteve të reja tronditëse gjatë këtyre 24 orëve.
“Kryetari i Kuvendit Ilir Meta nuk do ta japë kurrsesi dorëheqjen për llogari të krimit të organizuar. Ju konfirmoj edhe një herë qartë e prerë se lufta e maxhorancës kundër krimit të organizuar do të jetë e rreptë. Fakte të reja tronditëse do të bëhen publike gjatë 24 orëve në vazhdim”, ka deklaruar Vasili.
/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





