Lëvizja Socialiste për Integrim ka paditur Kryeministrin Edi Rama në Prokurori, pasi sipas saj, Rama shkeli ligjin kur ftoi policinë të marrë vota për PS-në.

“Thirrjet e Ramës për policinë e shtetit përbëjnë ngjarjen më të rëndë të thyerjes së ligjit, thyejnë rëndë moralin të detyrës së një Kryeministri gjatë një fushatë elektorale në këto 25 vjet. Kjo ngjarje dhe kjo veprimtari e Kryeministrit është në kundërshtim me Kushtetutën dhe gjithë ligjet”, thuhet në një njoftim të shpërndarë nga kjo parti.