Nënkryetari i LSI Luan Rama i ka kthyer një përgjigje të ashpër sot të gjitha deklaratave të partive të tjera politike që ironizojnë se LSI do të dalë forcë e parë nga këto zgjedhje.
Rama ka ‘hapur letrat’ duke treguar qarqet që sipas tyre deri tani ata janë të parët dhe ku luftojnë me PS-në për të dalë forcë e parë.
“Listat e LSI-së janë bërë duke patur parasysh vetëm një prioritet, përfaqësimin dinjitoz dhe me kurajë. Luftojmë përballë PS-së për vendin e parë në Tiranë, në Durrës, Elbasan, në Fier, ndërkohë që jemi të parët në Berat dhe Gjirokastër. Sfida jonë është angazhimi për të ulur taksat, shtuar vendet e punës dhe për të krijuar vende të reja pune të mirëpaguara”, tha Luan Rama.





