LSI ka përjashtuar dy këshilltarët që dhanë votat në Këshillin Bashkiak të Tiranës për rritjen e çmimit të ujit.
Lajmin e ka bërë me dije në një konferencë për mediat, koordinatorja e anëtarëve të Këshillit Bashkiak të LSI-së në Bashkinë e Tiranës, Erjona Bixha.
“Për të mos lejuar askënd të përdorë atribute të përfaqësimit politik në mënyrë të trafikuar dhe në dëm të bashkëpunimit institucional, LSI ka vendosur të përjashtojë nga grupi i këshilltarëve Genta Mezinin dhe Agim Krajën, për veprim në kundërshtim me statutin dhe programin e LSI-së. Qëndrimi dhe votimi i tyre ditën e djeshme në Këshillin Bashkiak ka qenë tërësisht individual dhe i shtyrë nga interesa klienteliste.
Distancohemi qartë dhe prerë nga qëndrimi korruptiv i këshilltareve Mezini dhe Kraja. Votimi i Genta Mezinit dhe Agim Krajës në kundërshtim me vendimin politik të LSI-së. Genta Mezini dhe Agim Kraja nuk përfaqësojnë LSI-në. Opozita mision në shërbim të qytetarëve”, deklaroi Bixha.





