Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka regjistruar në mbledhjen e sotme Lëvizjen Socialiste për Integrim si subjekt zgjedhor për zgjedhjet parlamentare te 18 qershorit.

Por, pavarësisht këtij veprimi procedural kjo forcë ende nuk ka një qëndrim të qartë nëse do të futet në këto zgjedhje.

Në mbledhjen e sotme KQZ i dha mandatin e deputetit ish prefektit te Fierit Xhevit Bushaj, i cili do të zëvendësojë në listën e këtij qarku deputetin Ervin Koçi, i cili u dorëhoq pasi pritet të marrë postin e kreut te Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare.