Është zyrtarizuar lista e kandidatëve për deputetë e LSI-së, për qarkun e Tiranës.

Ka qenë vetë kreu aktual i LSI-së, ilir Meta i cili ka numëruar 36 emrat që do të kandidojnë për deputetë në Tiranë. E para që kryeson listën është pikërisht Klajda Gjosha, e ndjekur nga deputetja Kejdi Mehmetaj dhe emrat të tjerë të njohur në strukturat e kësaj partie. Ndërkohë që mungoi emri i Ylli Manjanit në listën e LSI-së, për Tiranën. 

“Sikurse u bë e ditur sot paradite, ka qenë përgjegjësia ime si kryetar i LSI për të drejtuar procesin e përgatitjeve për zgjedhje dhe njëkohësisht dhe listave të kandidatëve për deputet të LSI në zgjedhjet e ardhme, pas mbledhjes së Kryesisë, kam kënaqësinë që tju bëjë të ditur listën e kandidatëve dhe kandidatëve të LSI për qarkun e Tiranës.”,tha ai. 

Nder te tjera, ai pohoi se do te rikthehet te LSI.  "Përsa i përket listës jam optimist për suksesin e LSI në këto zgjedhje, besimi im te të rinjtë është i jashtëzakonshëm dhe jam i bindur se ditën që do të kthehem për të marrë dokumentin e LSI të rinjtë do të jenë jo vetëm në krye të LSI", tha ai.  

1- Klajda Gjosha

2- Kejdi Mehmetaj

3- Florida Kërpaçi

4- Endrit Brahimllari

5- Luan Rama

6 – Klejdi Pojana  

7- Ardi Çela

8- Ejona Xhixha

9- Ylli Shehu

10- Edmond Rrushi

11-  Ralf Gjoni

12- Rea Kotani

13- Adela Karapici

14 – Petrit Vargo

15 – Dejana Kallogjerovic

16 – Anxhela Poçi

17 – Muharrem Berisha

18 – Ana Azizaj