Levizja Socialiste per Integrim ka vendosur që për një periudhë disamujore të asistohet nga një kompani konsulence amerikane, Global Security and Innovative Service, për çështje madhore, si: reforma në drejtësi, transparenca, zhvillimi ekonomik, siguria etj.

"LSI ka vendosur që për një periudhë të shkurtër disamujore të asistohet nga një kompani konsulence e mirënjohur amerikane, Global Security and Innovative Service, – tha sot nenkryetari Petrit Vasili. – Kjo kompani do të këshillojë LSI për një periudhë të shkurtër, në mënyrë të veçantë për çështjet madhore, siç është reforma në drejtësi, çështjet që kanë të bëjnë me transparencën, me zhvillimin ekonomik të vendit, çështje të sigurisë, që janë një shqetësim i madh mbarëbotëror, çështje që kanë të bëjnë me politikat e zhvillimit bujqësor, politika të zhvillimit të transportit. Janë çështje që kërkojnë një asistencë dhe një këshillim të kualifikuar. Për këtë LSI ka vendosur që të asistohet në nivelin më të mirë të mundshëm dhe për këto arsye brenda buxhetit që ajo disponon ka vendosur që të vërë një pjesë të këtij buxheti, ta shpenzoje për këshillim te kualifikuar dhe sondazhe mbi çështje me ndjeshmëri të lartë publike. Konsulenca nga kjo kompani e mirënjohur bëhet për të qenë gjithmonë e më koherente në politikat dhe në çështjet që shqetësojnë vendin, ku siç theksova dominojnë reforma në drejtësi dhe çështjet e zhvillimit ekonomik, por dhe ato të sigurisë."