25 qershori do të jetë jo vetëm një betejë për deputetët e rinj që do të hyjnë në Kuvendin e Shqipërisë, por edhe për një prej bashkive ku do të bëhen zgjedhje për kryetarin e ri të saj.

Bëhet fjalë për bashkinë e Kavajës, ku përveçse PS dhe PD-së, sot është konfirmuar edhe një tjetër kandidat për kryetar bashkie, që është Maksim Kona. Kona, Doktor i shkencave inxhinierike, i diplomuar në Torino, do të jetë kandidati për kryetar bashkie në Kavajë nën siglën e LSI-së. LSI e ka dërguar emrin e tij në KQZ dhe tashmë Kavaja do ketë tre kandidatë për kryetar bashkie.