Ambasada Amerikane në Tiranë, me anë të një videoklipi ka uruar të gjithë shqiptarët për festat e Krishtlindjes dhe Vitit të Ri.

Në klip shfaqet Ambasadori Donald Lu, si dhe gjithë stafi i ambasadës së bashku me dy këngëtarët shqiptarë Venera Lumani dhe Lindi Islami, të cilët këndojnë “Jingle Bells”.

“Shumë urime për Krishtlindje të gëzuara dhe një Vit të Ri të lumtur nga e gjithë skuadra jonë e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara. Shumë falenderime për Venerën dhe Lindin për këtë version të mrekullueshëm të Jingle Bells”, shkruan ambasada amerikane në një postim të sajin në rrjetet sociale.