Në një kohë kur u mbaron mandati, ambasadorja e BE në Tiranë Romana Vlahutin dhe ai i SHBA-ve Donald Lu, kanë organizuar sot një pritje ‘lamtumire’.

Pritja është parashikuar të nisë në orën 20:00 në rezidencën e BE. Burime thanë se në këtë mbrëmje janë ftuar përfaqësuesit më të lartë të partive politike dhe qeverisë.

Ndërkohë, nga ana tjetër Kuvendi vijon seancën plenare, ku në qendër të diskutimit është projektligji për shembjen e Teatrit Kombëtar, ndërkohë pritet që diskutimet të vazhdojnë deri në mesnatë.

Kujtojmë se dy ditë më parë presidenti i SHBA-së Donald Trump propozoi Kathleen A. Kavalec për ambasadore në Shqipëri, duke zëvendësuar pas mandatin 3-vjeçar Donald Lu.