Ambasadori amerikan Donald Lu po zhvillon një takim me Kryeministrin Edi Rama.
Ky takim vjen një ditë pasi dështoi takimi i dytë mes Kryeministrit Rama dhe Kryetarit të opozitës Lulzim Basha, për zgjidhjen e krizës politike.
Mbrëmjen e së enjtes pas më shumë se dy orësh dialog në zyrën e Presidentit, kryeministri Rama dhe kryetari i opozitës, Basha, dolën me qëndrime të ndryshme.
Ndërkohë, dje ambasadori i SHBA-së, Donald Lu ishte dy herë në zyrën e kryeministrit Rama.





