Për herë të parë pas publikimit të audiopërgjimit ka reaguar edhe ambasadori amerikan Doland Lu.
I pyetur nga mediat, Lu thotë se po i ndjek me vëmendje akuzat kundër ministrit Fatmir Xhafaj dhe vëllait të tij, Agron Xhafaj.
"Po i ndjek me vëmendje akuzat kundër Ministrit Xhafaj dhe vëllait të tij Agron Xhafaj. Faktet dhe provat, përfshirë edhe vërtetësinë dhe rrethanat rreth regjistrimit audio të raportuar, meritojnë të hetohen në mënyrë të pavarur. Por kjo nuk mund të jetë arsye për të ndërprerë punën e policisë dhe prokurorëve për të arrestuar drejtues të rrezikshëm të krimit të organizuar. Koha që Shqipëria të përfundojë punën që ka nisur është tani."
Kujtojmë që ditën e sotme, Ambasadori Lu dhe ministri Xhafaj kanë zhvilluar një takim për rreth 30 minuta në ambientet e Ministrisë së Brendshme, pak minuta pas përfundimit të seancës plenare.





