Ambasadori i Shteteve të Bashkuara Donald Lu ka shkuar këtë të enjte në Prokurorinë e Përgjithshme për të zhvilluar takim me Kryeprokuroren e Përkohshme Arta Marku.
Pas takimeve që pati dje me krerët e opozitës Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi, Donald Lu takon sot kështu zyrtarisht për herë të parë kryeprokuroren Arta Marku.
Kryeprokurorja e Përkohshme u zgjodh vetëm me 69 votat e shumicës, në një situatë të pazakontë e plot tension në sallën e Kuvendit, ndërkohë që opozita protestonte brenda e jashtë saj kundër zgjedhjes së Prokurorit të Përgjithshëm.





