Edicioni i XXV i Festivalit Ndërkombëtar të valleve dhe lojëra popullore për fëmijë “Luajmë dhe vallëzojmë”, i organizuar nga Qendra Kulturore e Fëmijëve Durrës ndezi atmosferën në shëtitoren “Taulantia” për dy netë me radhë.
Grupet e fëmijëve nga vendet e rajonit por edhe më gjerë si Kosova, Mali i Zi, Bosnje Hercegovina, Turqia, Ukraina, Bullgaria, Rumania dhe Maqedonia e Veriut krijuan një atmosferë të vërtetë festive në shëtitoren më të frekuentuar të qytetit bregdetar.
Në përfundim të aktivitetit u shpërndanë çmimet për grupet më të mira pjesëmarrëse.
Kategoria Loje popullore:
Vendi i Pare – QKF Kurbin
Vendi i Dyte – Koshnicë/Kosovë
Vendi i Trete – Kavaja
Kategoria Valle popullore:
Vendi i pare – Bosnje Hercegovina
Vendi i dyte – Prishtina/Kosove
Vendi i dyte – Shkupi /Maqedoni e Veriut
Vendi i Trete: Kërcovë, Tuzi, Rumania
Atmosfera e festivalit: Peja
Koreografia me e mire: Kishnicë /Kosove
Folklori me i mire: Tirana
Valltari me i mire: Frenki Merebeza, Ansambli “Shqiponja” Tirane.
Valltarja me e mire: Uendi Cara, QKF Kurbin