Ndeshja miqësore Noruiç-Totenhem 2-1 ka rezultuar fatale për “kanarinat e verdha”.
Pas testeve të fundit anti-koronavirus të kryera në klubet e kampionatit anglez (Premier Ligë), një lojtar i skuadrës së Noruiçit rezultoi pozitiv me COVID-19, ndërkohë që është infektuar me koronavirus dhe një zyrar i njërit prej klubeve të Premier Ligës.
Lajmi për infektimin e lojtarit u dha vetë nga klubi i Noruiçit, por nuk pranoi të publikonte emrin për shkaqe etike. Nga ana tjetër, Totenhemi konfirmoi se asnjë prej lojtarëve të tij nuk është infektuar me koronavirus.
Totenhemi dhe Noruiçi zhvilluan një takim miqësor me dyer të mbyllura në kuadër të përgatitjeve të kampionatit anglez.





