Luan Daci ankimoi vendimin për pezullim nga detyra në Gjykatën Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Daci është anëtari i 7-të i KPA dhe të dielën e 24 majit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar i komunikoi atij masën e pezullimit nga detyra.
SPAK kishte regjistruar më herët procedimin penal për gjyqtarin e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, Luan Daci, për veprën penale “falsifikimi i dokumenteve”.
Daci akuzohet se në aplikimin e kryer prej tij në shkurt të 2017-s për t’u emëruar si anëtar i KPA nuk ka deklaruar faktin se ndaj tij është marrë më parë masë disiplinore “largim nga puna”.
Gjyqtari është shkarkuar nga sistemi i drejtësisë në vitin 1997 për shkelje të ligjit dhe paaftësi në detyrë.





