Kandidati i Partisë Demokratike zyrtare për bashkinë e Durrësit, Luan Hoti ka nisur këtë të hënë takimet elektorale.
Hoti për takimin e parë është ndalur në Kullë, nga ku ka deklaruar se “ky vit do jetë viti i provës për mua dhe demokratët për të ndryshuar mënyrën si drejtohet Bashkia e Durrësit”.
Teksa ka ndarë foto nga takimi me qytetarët, ai ka deklaruar se nuk do e dëgjojmë kurrë “të shigjetoj Ardian Mukën dhe demokratët e lënduar sepse kundërshtari ynë është dyshja Dako-Sako dhe grupi që e mbështet”.
Ai gjithashtu shprehet se është i angazhuar për të përmirësuar jetën e qytetarëve.
Postimi i plotë:
Me banorët e Kullës, duke i dëgjuar një për një për qindra halle e probleme që s’i kanë zgjidhur dot kurrë këto vite: nga uji i pijshëm, te infrastruktura e kullimet e kanaleve.
Bisedova me ta duke u thënë se ky vit do jetë viti i provës për mua dhe demokratët për të ndryshuar mënyrën si drejtohet Bashkia e Durrësit.
U thashë po ashtu se nuk do më dëgjojnë kurrë të shigjetoj Ardian Mukën dhe demokratët e lënduar sepse kundërshtari ynë është dyshja Dako-Sako dhe grupi që e mbështet!
Ne do të jemi në shërbim të qytetarëve.
Bashkë për Durrësin!