Boksieri më i famshëm shqiptar, Luan Krasniqi, do të rikthehet në ring këtë vit, ku do të ndeshet me ish-taibokserin gjerman Uwe Hueck, në një duel humanitar në Shtutgart, shkruante dje gazeta "Pforzheimer Zeitung". 

Krasniqi dhe Huck janë të dy të angazhuar në projekte sociale, ndërsa duan që me këtë përballje të shtyjnë këto projekte përpara.

Të gjitha të hyrat e duelit do t'i dedikohen SOS-Kindedoerf, që mbështetet nga Luan Krasniqi dhe për qendrën për arsim në Pforzheim, që ka shumë rëndësi për Hueckun.