Më datë 27 gusht Teuta do provojë t’i bëjë ballë një skuadre ndjeshëm më të mirë, siç është Beitar Jeruzalem, për të fituar një vend të raundin e dytë eliminator të Europa League. Një ndeshje shumë e rëndësishme për durrsakët, që fatmirësisht do e luajnë në “Niko Dovana”, duke nisur nga ora 16:30. Është përcaktuar edhe gjyqtari i kësaj ndeshje.
Nikolas Neokleous nga Qipro do të vendosë drejtësi, teksa këtë sfidë e ka të dytën në karrierë në Europa League. Ai ka gjykuar një ndeshje të Hajduk Split-Gzira (1-3), ku e nxorri tre herë kartonin e verdhë nga xhepi.Neokleous ka gjykuar edhe dy ndeshje në Champions League e të rinjve, por duhet të themi se është një gjyqtar pa shumë eksperiencë ndërkombëtare.
Mbetet të shihet paraqitja e tij, por shpresojmë që të mos ndikojë aspak në rezultatin e sfidës.





