Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama, është rikthyer pas në vite, pikërisht në 2008-ën kur ishte pjesë e Partisë Socialiste e drejtuar nga Fatos Nano.

Teksa i uron ditëlindjen ish-kryetarit të PS-së në një postim në Facebook, Rama shkruan se në vend të kartolinës, ka zgjedhur një foto të 18 viteve më parë.

“Gëzuar ditëlindjen Fatos Nano! Jetofsh gjatë e gëzofsh sa të jetosh!

Dhe në vend të kartolinës, këtë foto të 16 shtatorit të vitit 2000, si kujtim nga ajo kohë kur drejtonim Partinë Socialiste, dhe kur ditëlindjen tënde nisnim t’a festonim gjithnjë nga Pezën lavdimadhe e historisë së antifashizmit…”.