Në një dalje për mediat, nënkryetari i Lëvizes Socialiste për Integrim, Luan Rama kërkon ndërhyrjen e SPAK për të ndaluar grushtin e shtetit.

Rama tha se SPAK duhet të ndalojë keqbërësit në KED dhe Ministrinë e Drejtësisë ndërsa bëri thirrje për të marrë pjesë në tubimin e 2 marsit.

“Organet e zbatimit të ligjit, SPAK duhet të ndërhyjë menjëherë sipas kodit të procedurës penale për të ndaluar veprimin e keqbërësve kudo që gjenden në KED apo Ministrinë e Drejtësisë, në kuvend apo në qeveri në mënyrë që duke vepruar me forcën e ligjit të parandalojnë thellimin e mëtejshëm dhe të zbardhen të vërtetat e puçit kushtetues në përpjekje për të dhunuar kushtetutën dhe rrëzuar republikën. Veprimi i SPAK është i rëndësishëm për të vendosur ligjin, për të ndëshkuar keqbërësit dhe për të treguar integritet në zbatimin e ligjit dhe SPAK të japë mesazhin e pare tek qytetarët që mund dhe të kenë besim tek drejtësia e re. Çdo alibi për tu fshehur pas koronaviorusit apo pas krimovirusit të qeverisë është shërbim për të fshehur dhe për t’i shërbyer antikushtetueshmërisë. 2 marsi është data që ndan shqiptarët që duan Atdheun përballë horrave që duke shkelur ligjin mendojnë të kapin edhe gjykatën kushtetuese. 2 marsi është apel për të gjithë qytetarët për të qenë bashkë jo përkrah Ilir Metës, por për të qenë bashkë në anën e kushtetutës dhe për të mbrojtur legjitimitetin dhe për të kthyer integritetin.”, tha ai.