DURRËS, 1 nëntor 2014–  Luan Tabaku  shkon në Bari të Italisë për pushime dhe arrestohet nga policia kufitare italiane. Arresti kryhet për akuza të rënda si dhunë seksuale dhe shfrytëzim prostitucioni. Në fillim të vitit 1999, Luani kishte pasur një të dashur ukrainase në Milano. Pasi u nda nga e dashura, ajo e akuzoi se Luani e kishte shfrytëzuar si prostitutë dhe kishte ushtruar dhunë mbi të.

 Luani zuri një avokat për të vazhduar procesin gjyqësor dhe u kthye në Shqipëri për arsye familjare. Në vitin 2002 mbaron procesi në shkallën e parë dhe Luani dënohet me 5 vjet e 6 muaj burg. Gjykata nuk e njofton Luanin, për t’i dhënë mundësinë për ta apeluar vendimin. Pikërisht një mangësi të tillë proceduriale shfrytëzoi avokati i Luanit për të kërkuar dhe fituar nga Gjykata e Barit pezullimin e ekzekutimit të vendimit për mosnjoftim të personit për dënimin e dhënë nga gjykata.

Pas dy muajsh burg në Lece dhe Bari për një vepër penale, që supozohet se e ka kryer 15 vjet më parë, Luan Tabaku tashmë pronar hoteli në Shqipëri lirohet nga burgu dhe lejohet të kthehet në Atdhe.

/gj.th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/