Artisti i madh Luan Zhegu i ftuar emisionin “Dola te Ola” ditën e sotme, foli për karrierën e tij të gjatë artistike dhe për jetën personale.
Përveç zërit, Luan Zhegu spikaste në skenë edhe për mënyrën e veçantë të interpretimit të tij, pasi qëndronte gjithë kohën pa lëvizur.
Zhegu ka treguar se shumë persona i kishin thënë që të kishte kujdes, pasi disa këngëtarë para tij ishin ndëshkuar për thyerje të “rregullave” të asaj kohe.
Ai tregoi se punonte shumë me zërin, në mënyrë që të jepte më të mirën në skenë.





