Dy moderatoret e njohura Marina dhe Luana Vjollca, janë dy nga motrat më të njohura në vendin tonë.
Madje herë pas here publikojnë foto edhe me motrat e mamanë e tyre. Së fundmi Luana e Marina kanë uruar publikisht motrën e tyre të madhe, Lira, me rastin e ditëlindjes.
“Je jeta ime. Je dashuria ime më e madhe!! Gëzuar ditëlindjen lali im. Të dua më shumë se gjithçka, Lira Vjollca”, shkruan në foto moderatorja Luana Vjollca.
Ndërkohë Marina në foton e publikuar në “Instagram” shkruan: “Gëzuar ditëlindjen patushja ime! Je njeriu më i mirë në botë që ekziston (prandaj përfitojmë nga ti të gjithë). Të dua pafund!!!”.
Por pas këtij urimi të bukur, Marina nuk i kursen kritikat për Lirën. Në “Instastory” ajo shkruan: “Veç një gjë të keqe ka Lira Vjollca, ka të preferuar Luanën”.





