Pas disa vitesh si prezantuese, gjë që vazhdon të jetë edhe sot, Luana Vjollca filloi para pak vitesh të tregojë edhe talentin e saj si këngëtare.
Prezantuesja seksi ka sjellur disa këngë me videoklipe që rezultuan të pëlqyeshme si ‘Luanët’ apo ‘E jemja’.
Luana asnjëherë nuk kishte pranuar që të këndojë live me arsyetimin se ajo ditë do të vijë shumë shpejtë, e mesa duket ajo ditë vërtetë erdhi.
Në puntatën e fundit të emisonit ‘E diell’ ku ajo është prezantuese, këtë herë na dhuroi emocione përmes këndimit.
Luana kishte postuar edhe në Instagram disa pjesë nga performanca live, por tani ajo i ka fshirë ato dhe arsyet nuk dihen.
“Për prezantuese, për bukuri, për trup është 1-sh por për të kënduar jo dhe aq”, ishte një nga komentet.
Edhe pse bukuroshja e “E Diell” i ka fshirë komentet negative, mediat sërish kanë mundur t’i sigurojnë disa prej tyre para se të fshiheshin.