Kjo verë për moderatoren Luana Vjollca ka qenë një ndër më aktivet si me koncertet, klipet ashtu edhe me sezonin e ri televiziv.

Mëngjesin e sotëm ajo ka publikuar në rrjete sociale një foto ku e shohim të veshur mjaft bukur dhe elegante, gati për të shkuar në zyrë.

Bosi i vogël po shkon në zyrë. Gati për sezonin e ri televiziv”, shkruan Luana krahas fotos ku duket në formë.

Moderatorja ende nuk ka zbuluar detaje nga formati i saj i cili do të jetë sërish në ekranin e “Top Channel”.