Marina dhe Geti po vazhdojnë me turin e pushimeve në vende të ndryshme në Evropë. Çifti tani ndodhet në Venecia nga ku kanë ndarë më ndjekësit e Instagraimit, foto të ndryshme të qytetit.
Sapo menduam që çifti po kalonte disa ditë romantike në prani të njëri-tjetrit në skenë u shfaq Luana. Ajo pak minuat më parë ka publikuar një foto në Snapchat ku duket se është në Venecia, pasi në të shfaqen dy gondola.
Ende nuk dihet nëse Luana ka shkuar e shoqëruar apo vetëm në qytetin romantik. Ajo është treguar mjaft e zonja për të ruajtur të fshehtë jetën e saj private, dhe deri më tani ja ka dalë.
Një gjë është e sigurt për treshja Luana, Marina, Geti do t’ia kalojnë për mrekulli, pasi është vënë re që marrëdhënia e tyre është mjaft e mirë.