Luana Vjollca nuk ka ndërmend të ndalet dhe tashmë sukseset e saj janë në nivele ndërkombëtare. Së fundmi ajo është bërë imazh i brandit të mirënjohur botëror “Collini Milano 1937” që quhet ndryshe shtëpia “fashion” e luksit në Itali. Luana ka postuar pasditen e sotme në rrjetet sociale disa foto me një “look” mjaft të veçantë me ngjyrë “gold”, e si gjithmonë duket shumë klas me veshjet nën etiketën të gjigantit italian. “Collini Milano” është një nga markat e preferua të shumë yjeve botërorë si Rita Ora, Ava Max, Anitta, Karim Benzema, Natalia etj.

Kujtojmë se para pak javësh Luana bëri të ditur për të gjithë fansat e saj se kishte bërë realitet ëndrrën e saj të madhe, duke u bërë pjesë e “Sony Music Industry”.  Sakaq, prej kohësh ajo bashkëpunon me “Philipp Plein”, me të cilin ka paralajmëruar një surprizë së fundmi por pa zbuluar detaje. Ndërkohë që vera është para, ndjekësit presin disa projekte muzikore nga ajo përgjatë këtyre muajve. Teksa më shtator nis sezoni televiziv dhe mezi po presim të zbulojmë se me çfarë projekti do rikthehet ajo.