Moderatorja shqiptare, Luana Vjollca është bërë pjese e markës së famshme “Philip Plein”dhe këtë gjë na e ka zbuluar nëpërmjet disa imazheve të publikuara në rrjetet sociale.

E rrethuar nga një grup djemsh të veshur me kostume, Luana modelon duke ekspozuar veshjet e ndryshme të markës luksoze.

Fiziku i Luanës dhe pamja e saj mahnitëse dominojnë në fotot e publikuara edhe nga gjigandi i modës.

Këto foto të moderatores kanë marrë mijëra klikime dhe të shumtë kanë qenë ata fansa të cilët e kanë uruar dhe komplimentuar atë për këtë arritje.