Luana Vjollca ka treguar herë pas here se i pëlqen të bëjë video në makinë teksa udhëton. Por diçka i ka prishur videon kësaj radhe moderates së njohur. Bëhet fjalë për gropat në rrugë.
“Kur gropat e Tiranës ta prishin tripin, tu bo si e bukur”, shkruan Luana përbri një fotoje që ka postuar në Instagram.
Në fakt gropat në rrugë i gjejmë në të gjitha qytetet e Shqipërisë dhe drejtuesit e automjeteve duhet të tregohen shumë të kujdesshëm.