Ditën e djeshme këngëtarja dhe moderatorja Luana Vjollca ka festuar 28-vjetorin e saj. Mbrëmja ka qenë vërtet speciale për të. Festa madhështore luksoze ishte organizuar në breg të detit në Drimadhes.

Motrat Vjollca, të afërm dhe miq të ngushtë të moderatores, janë mbledhur për t’i uruar asaj 28-vjetorin në një ambient tërësisht të personalizuar.

Fifi, Blerina Rugova, Klodiana Shala, Jonida Aliçkolli, Evi Reçi, Eraldo Rexha si edhe shumë emra të njohur të ekranit i janë bashkuar festës dhe shfaqen duke kërcyer pranë motrave Vjollca. Disa nga fotot dhe videot e festës, VIP-at i kanë ndarë edhe në profilet e tyre.