Tiranë, 11 maj 2014 – Një nga moderatoret e “Top Fest”, Luana Vjollca, ka postuar këtë javë një foto artistike në profilet e saj në rrjetet sociale, me diçiturën “Ngjyra e kuqe”.

Nuk dihet nëse këtë foto me fustan mëndafsh të kuq e ka realizuar tani, apo në kohën kur Adrian Gaxha publikoi këngën “Ngjyra e kuqe”, duke deklaruar se ia dedikonte asaj.

Pas postimit të fotos, Luana ka marrë shumë komente komprometuese nga fansat, duke e ngacmuar disi për nostalgjinë në lidhje me ngjyrën e kuqe, pa përjashtuar faktin që kjo ngjyrë i shkon shumë.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/