Pas disa sezoneve në ekranin e Tv Klan, emisioni “Zonë e lirë” mund të nisë transmetimin në një ekran tjetër në sezonin e ri.
Është ky lajmi që po qarkullon me shpejtësi në rrjet, ndërsa nga vetë autori dhe drejtuesi i emisionit, Arian Çani nuk ende asnjë reagim apo konfirmim.
Sipas Kryefjala.com Arian Çani do të ndryshojë logo, dhe emisioni i tij “Zonë e Lirë” do të transmetohet në “Abc News.” E njëjta media shton se emisioni i Çanit do të jetë dy herë në javë në këtë sezon të ri, për shkak se ky do të jetë një vit zgjedhor dhe emisioni do të shtrihet në një hark kohor më të gjatë.
Ndërkohë Kryefjala.com raporton gjithashtu se në vend të Arian Çanit, të premteve në “Tv Klan” do të jetë moderatorja Luana Vjollca. Megjithatë nuk ka detaje rreth programit që pritet të transmetohet së shpejti.
“Zonë e Lirë” nisi si fillim në ekranin e Telenorbës, në vitin 2003, dhe pas disa kohësh, edhe në ekranin e Vizion Plus. Në Tv Klan, “Zonë e lirë” transmetohet që prej vitit 2011.
Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që përflitet që emisioni i Arian Çanit do të transmetohet në një kanal të ri. Rreth dy vite më parë qarkulloi në media lajmi se Çani do të largohej nga “Tv Klan” drejt “Abc News”. Megjithatë edhe pse nuk pati reagime nga gazetari, emisioni i tij vijoi me sezonet e tjera nën logon e “Klan.”