Ditën e nesërme të dashuruarit festojnë.
Shën Valentini apo festa e të dashuruarve po bëhet çdo vit e më popullor duke iu dhënë çifteve një ditë speciale për të shprehur në mënyrë paksa më të veçantë dashurinë se ditët e tjera.
Qoftë kjo përmes fjalëve, dhuratave apo surprizave të ndryshme.
Kështu, ditën e sotme Luana Vjollca u ka bërë thirrje burrave që e ndjekin që nesër të surprizojnë të dashurën apo gruan me çfarëdo që kanë mundësi.
Teksa ka postuar një foto ajo shkruan: “Hey ti që po e shikon, sigurohu që nesër të surprizosh të dashurën/gruan tënde me çfarëdo që ke mundësi. Vajzat duhet të jenë të lumtura!“