Moderatorja Luana Vjollca pak ditë më parë kishte paralajmëruar projektin e saj të ri i cili do të publikohej para fundvitit por diçka nuk ka shkuar si duhej dhe fansat duhet të presin një moment të dytë.

Në një postim në Instagram, Luana ka kërkuar ndjesë publike që kënga e saj e re me titull "Gyle gyle" nuk përfundoi në kohë, ndërsa falenderon të gjithë fansat për mbështetjen që i kanë dhënë.

"Miq, u mundova shumë që ta sillja këtë projekt në këtë fundvit e pavarësisht dëshirës së madhe koha nuk premtoi. Ndaj duke iu kërkuar ndjesë ju lajmëroj që kënga shtyhet për një moment të dytë. Po punoj ndoshta më fort seç mund ta përballoj, por ju premtoj që shumë shpejt ju presin surpriza shumë të bukura. Faleminderit për mbështetjen tuaj përherë, me ju në krah do ia dal gjithmonë,"- shkruan Luana.