Një personazh mjaft i përfolur në mediat rozë, risillet në vëmendje të publikut tashmë për një ndërhyrje kirurgjikale të kryer në fshehtësi.

Prezantuesja e emisionit të së dielës është parë të frekuentojë një prej klinikave private të Tiranës, në të cilën, sipas burimeve, ka kryer dhe operacionin estetik. “Lapsi.al” ka mësuar se Luana Vjollca vetëm pak javë më parë, në fshehtësi të plotë, i është nënshtruar një ndërhyrje për të zvogëluar hundën.

Por mjaft e çuditshme është fakti i shërimit shumë të shpejtë pas operacionit, pasi kjo lloj ndërhyrje kërkon kohën më të gjatë për tu përmirësuar. Por fotot krahasuese dëshmojnë të kundërtën. Pavarësisht se zvogëlimi e ngritja e hundës duket qartë, teknika e përdorur tek Luana do ketë qenë e re, ndoshta shumë e lehtë e pa komplikacione, pasi biondja e Top Chanel nuk mungojë në seritë e së dielës.