Ditën e djeshme, prezantuesja bukuroshe Luana Vjollca postoi në Snapchat nga një event  kurorëzimi të dashurisë mes dy personave që nga burime të afërta u kuptua se janë familjarë të të dashurit të saj, Krenarit.

Ndonëse nuk po kursehet më për komente e foto me familjarë të personit të zemrës, bukuroshja akoma nuk është shfaqur publikisht përmes ndonjë postimi me Krenarin.

Sidoqoftë, "Prive" ka arritur të sigurojë një foto ku Luana dhe Krenari shfaqen së bashku.

Në fakt ata janë një çift simpatik, që shkëlqejnë në praninë e njëri-tjetrit.