Prej kohësh aludohet se Luana është në një marrëdhënie me ish-të dashurin e Dafina Zeqirit, Krenar Cocaj. Sipas burimeve, ata të dy jaë njohur nga Getoari, i cili është miku i përbashkët i çiftit të supozuar. Mirëpo, këto dyshime nuk janë komentuar asnjëherë as nga Luana dhe as nga Krenari.

Ndërkohë, ditën e sotme Prive.al sjell dhe njëherë në vëmendje këtë lidhje, me anë të “zbulimit” të partnerit që po shoqëron Luanën në pushimet që kanë ngritur shumë pikëpyetje. Pas përjashtimit të opsioneve të mundshme se kush mund ta shoqëronte Luanën në Santorini, alternativa e mbetur ishte një mashkull. “Është vetë Luana që me postimi e djeshëm, me apo pa dashje, zbuloi më shumë seç duhet kur nënvizoi datën 10 korrik, që rastis të jetë ditëlindja e Krenarit. Ky i fundit nuk ka lënë asnjë gjurmë të postimeve ku shfaq ditëlindje, por një moment nga viti i kaluar e ka tradhëtuar pasi në një status në Facebook ai tregon se ditëlindjen e ka më 10 korrik” shkruan Prive, duke na lënë të në pritje të një komenti nga ana e protagonistëve.