Moderatorja  e njohur, Luana Vjollca arratist nga Shqipëria pas mbarimit të sezonit të katërt të “Shiko kush luan”. Luana udhëtoi drejt Dubait, vend në të cilin shumë personazhe të famshëm e kanë përzgjedhur si destinacion në këtë kohë pandemie. Gjatë këtyre ditëve ajo ka publikuar imazhe të shumta nga pushimet e saj dhe ka treguar se i ka shijuar në maksimum.

Madje ditën e sotme ajo ka provuar një nga eksperiencat më unike, që e ka konsideruar edhe si çmendurinë më të madhe të jetës.

Luana ka treguar se sot është hedhur nga një ndërtesë shumë e lartë dhe kjo gjë i ka falur emocione e adrenalinë pafund. Moderatorja ka treguar ndarë me ndjekësit e saj çdo hap të kësaj eksperiencë dhe përkrah videove të postuara në Instagram ka shkruar:

“Kjo është çmenduri. Tani është radha ime”.

Postimet i ka mbyllur me kaq, sepse ndoshta më vonë ajo do të tregojë me detaje se si e ka përjetuar këtë eksperiencë sa të frikshme, po aq edhe të veçantë e të bukur.