Moderatoja e njohur, Luana Vjollca ndodhet prej disa ditësh në Xhamajkë bashkë me ciftin Selimi-Vjollca.

Ajo është e shoqëruar nga i dashuri i saj, Krenar Cocaj, e duket se po i shijon pafund këto pushime dhe dita ditës poston foto të reja nga parajsa xhamajkane duke i mahnitur fansat.

"Byreku i ëmbël me mollë", shkruan Luana krah fotos, përshkrim i cili Krenarit nuk i është dukur i përshtatshëm.

"Bombë nukleare do i shkonte më shumë përshkrimit të kësaj fotoje. Foto ime e preferuar", komenton Krenari.