Moderatorja dhe këngëtarja e njohur Luana Vjollca po shijon disa ditë pushimi në Saint Tropez, një nga destinacionet më të preferuara të VIP-ave.
Me postimin e fundit në rrjetin social ‘Instagram’ , Luana ka tërhequr vëmendjen me pamjen e saj sensuale dhe elegancën që e karakterizon.
Saint Tropez njihet si një ndër vendet më luksoze të rivierës franceze, dhe Luana duket se po shijon maksimalisht atmosferën verore mes diellit, palmave dhe shoqërisë së mirë.





