Pak ditë më parë, eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, trazoi rrjetin teksa bëri të ditur se nga zbërthimi i telefonit të një personi në kërkim, kishin dalë dy video intime ku protagoniste ishin dy vajza të showbiz-it shqiptar, njëra prej të cilëve shumë e njohur.

Lajmi u shpërnda menjëherë në portale dhe televizione, të cilët herë në rolin e zhurmuesit e herë të predikuesit të moralit, folën gjerë e gjatë për të.

Dhe sigurisht që interesi ishte më i madh pasi në të u përfshi emri i një moderatoreje të njohur, Luana Vjollcës.

Mirëpo e gjitha rezultoi “fake news”, pasi videoja ishte krijuar me Inteligjencë Artificiale.

Me anë të një postimi të orëve të fundit në Instagram, Luana ka vënë pikat mbi i rreth kësaj teme duke u shprehur: “Për ta lënë përfundimisht këtë baltosje të radhës, uroj shumë që të paktën nga kjo e keqe e madhe për mua, të shkaktohen 2 të mira të mëdha për këtë vend të vogël me kaq shumë ligësi për njëri-tjetrin!”

“1 – Uroj shumë që të paktën kjo histori të shërbejë për t’u dhënë zë të gjitha vajzave (patjetër edhe djemve) që e kanë përjetuar dhe mund ta përjetojnë sërish ktë traumë, ju lutem MOS HESHTNI! Të ngrenë zërin e tyre që mund t’u duket i pafuqishëm, por nuk është i tillë, e t’i shkojnë deri në fund çdo padrejtësie që u bëhet e aq më tepër, këtij lloj abuzimi me montazhet! Mos bini pre, kini kurajo, nuk jeni vetëm, mos e harroni kurrë këtë!

2 – Në të njëjtën kohë, uroj shumë të shërbej si shembull për shtetin e të merren masa strikte për rastet e keqpërdorimit të kësaj teknike të re: #InteligjencaArtificiale. Unë do të vazhdoj të besoj në këtë botë e do vazhdoj t’ia dal sërish me ju në çdo hap. Ju falenderoj nga zemra për çdo fjalë mbështetëse që më keni dhuruar këto ditë. Shihemi të dielën, këtë herë, me shumë buzëqeshje”, -shkruan ajo.