Luana Vjollca ka zgjedhur që ditët e nxehta të muajit gusht t’i kalojë pranë njerëzve më të dashur të saj në bregdetin shqiptar. Ajo ka ndarë pak më parë në llogarinë e saj në "Instagram" një sërë fotosh ku shihet se ndodhet në jaht së bashku me mamanë, motrat dhe mbesat e saj.

"E bekuar nga familja ime dhe natyra e mrekullueshme e Shqipërisë. Faleminderit Zot", ka shkruar Vjollca në postimin e saj më të fundit nga Dhërmiu.

Nga pamjet shihet se Luana po shijon në maksimum jugun e vendit tonë dhe krah saj ndodhen të gjithë njerëzit e dashur të moderatores.