Dy javë pasi publikoi projektin në bashkëpunim me këngëtarin latin, Jay Santos, moderatorja Luana Vjollca është gati për të tjera suksese.
Ajo ka zbuluar në Instagram se po përgatitet për një projekt të ri, për të cilin po realizon një set fotografik.
Megjithëse moderatorja ka preferuar të tregohet diskrete lidhur me këtë pjesë, “News31” ka zbuluar se Luana po përgatitet për një bashkëpunim ndërkombëtar.
Ajo do jetë imazh i firmës së njohur ndërkombëtare “Guess”.





