Një kopshti zoologjik është detyruar t’i mohohet prerja e flokëve të luanit të tyre kryesor në stil tradicional, pas suksesit që kishte stili i tij rastësor i “bishtit” të viteve 1990-të.
Felini gjigant i quajtur Hang Hang – është bërë atraksioni kryesor i kopshtit të Guangzhou në Kinë, pasi lagështira e ditëve të fundit besohet se ka bërë që flokët e artë t’i duken të rëna e të ngrira.
Kujdestarët thonin se luani lëpinte putrat e tij dhe më pas me to fërkonte flokët në formë krehëri, dhe keshtu ka krijuar stilin e pazakontë të qimeve të drejta.
Hang Hang dukej me një pamje të pazakontë në ndryshim me atë të predatorit e egër që duhet të ishte, por u bë ‘një sensacion’ me vizitorët për stilin e tij të ri ‘liberal’, paksa ‘gay’ të qimeve të kokës.
Krifa e tij e sheshuar i jepte pamjen e një ‘fashionista’ të rregullt, teksa disa e krahasonin me ‘Joe Exotic’, të serialit amerikan ‘Tiger King’, shkruan britanikja Daily Mail.
Komentues të tjerë thonin flokët e tij ngjanin me anëtarët e grupit legjendar muzikor ‘The Beatles’.
Por vizitorët akuzonin stafin se kishin prerë enkas flokët e luanit për t’i ngjarë në mënyrë qesharake personazheve të filmave. Ndërsa zyrtarët thonin se rezultati vinte thjesht si pasojë e “magjisë së natyrës”.
Një zëdhënës i kopshtit tha: “Stili i tij i flokëve është thjesht magji e natyrës. Ne nuk do të guxonim të preknim flokët e luanit.
“Ai duket tani si një supermodele bionde me balluke, prej lagështirës së martë në Guangzhou.”





