Një vogëlushe 10-vjeçare ka humbur jetën në mënyrë tragjike teksa po luante në oborrin e shtëpisë. Në të erdhi një luan dhe e sulmoi për vdekje.
Ka qenë xhaxhai i vajzës së vogël që pa se luani po tërhiqte zvarrë 10-vjeçaren rreth 300 metra nga shtëpia.
Në këtë moment, xhaxhai i saj vuri re se çfarë po ndodhte. Me ndihmën e një banori, mundi të merrte trupin e vajzës, por fatkeqësisht vogëlushja kishte humbur jetën.
“BBC” shkruan se ngjarja ka ndodhur në një zonë rurale në Zimbabve.





