ATHINË,23 shtator 2013- Një grup fëmijësh, të cilët po luanin në një ndërtesë të braktisur në Janinë, në veriperëndim të Greqisë, zbuluan 43 000 euro, që një 80-vjeçare i kishte fshehur në ndërtesë. 

"Paratë ishin fshehur në një çantë, që fëmijët, pas 10 vjetësh, e hapën rastësisht duke luajtur në ndërtesën e braktisur", theksoi policia. 
Policia zbuloi se thesari i përkiste një 83-vjeçareje, pronare e ndërtesës, ku ajo kishte fshehur kursimet e saj tre vjet më parë për shkak të krizës financiare. 
Tetëdhjetëvjeçarja u shpreh se nuk i kujtohej me saktësi shuma. Kriza ekonomike, që ka goditur Greqinë që nga viti 2010, ka çuar shumë grekë të tërheqin kursimet e tyre nga bankat e vendit. 

http://www.balkanweb.com/metropol/2693/luanin-ne-ndertesen-e-braktisur-femijet-zbulojne-43-000-euro–150252.html