Peshkopi, 26 gusht 2014  – Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, ku për pasojë ka humbur jetën një 13-vjeçar. Mësohet se i mituri  ishte duke luajtur me një armë zjarri, me një bashkëmoshatar në një stan, në afërsi të Lurës. Nuk bëhet i ditur ende identiteti i fëmijës. 

Sipas informacioneve që përcjell policia, mësohet se 13-vjeçarët ishin duke luajtur me një çifte, kur është qëlluar aksidentalisht njëri prej tyre. 

Si pasojë e goditjes me armë, 13 vjeçari ka gjetur vekjen e menjëhershme për shkak se tyta e armës së zjarrit ka qenë shumë pranë trupit të tij. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe është duke hetuar për zbardhjen e plotë të rrethanave, ndërsa trupi i të riut është dërguar në familje, ku do të organizohen të gjitha ritet mortore për ta përcjellë për në banesën e fundit.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/